Më 14 prill 2025, ekuipazhi i “Blue Origin” bëri historinë me misionin NS-31 ku për herë të parë 6 gra të sukseshme fluturuan në kufirin e njohur të hapësirës për 11 minuta.
Ky fluturim historik shënoi gjithashtu ekuipazhin e parë tërësisht femëror që nga viti 1963. Përveç yllit të popit, Katy Perry, ekuipazhi përfshinte Lauren Sánchez, Gayle King, Amanda Nguyen, Aisha Boëe dhe Kerianne Flynn.
Fluturimi suborbital zgjati rreth 11 minuta, duke arritur mbi 100 km lartësi dhe duke kaluar vijën Karman, kufirin e njohur të hapësirës.
Gjatë kësaj kohe, ekuipazhi përjetoi peshë të lirë dhe pamje mbresëlënëse të Tokës. Perry e përshkroi përvojën si "mbinatyrore" dhe emocionuese, duke e krahasuar atë me ndjesinë e të qenit nënë.
Ky mision synonte të promovonte përfshirjen dhe të frymëzonte brezat e ardhshëm, veçanërisht vajzat, drejt karrierave në shkencë dhe teknologji. Megjithatë, pati edhe kritika që e panë fluturimin si një veprim publicitar për elitën e pasur.