Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua ditën e djeshme 21 Tetor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pasi akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsion pasiv”, “Pastrim të parave” dhe “Fshehje e pasurisë” për çiftin Meta-Kryemadhi.
Arrestimi i ish-presidentit u bë nga Forcat Operacionale në hyrje të Tiranës, pranë një qendre tregtare.
Forcat e Operacionales si dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me dy automjete civile e ndoqën nga Kosova deri te Kthesa e Kamzës, ku dhe u bë arrestimi i tij.
Pas arrestimit presidentin e Partisë së Lirisë forcat Operacionale e kanë futur në mjetin tip “Golf” dhe e dërguan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku pas procedurave i shoqëruar nga forcat e Policisë e zhvendosën në Bllokun e Sigurisë te Mine Peza.