Është dita ku të gjithë amerikanët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dy kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump kanë mbyllur fushatat e tyre dhe tashmë do të lënë qytetarët që të zgjedhin se kush do të drejtojë Amerikën.
Harris, e cili u bë kandidate e Partisë Demokratike pasi presidenti Joe Biden doli nga gara, ka mbrojtur të drejtat e abortit dhe është zotuar të ulë kostot e ushqimit dhe strehimit për familjet që punojnë.
Kujtojmë që një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim. Një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për pagesat për një aktore të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes mbi një marrëdhënie intime, që ajo e ka patur me Trump. Nëse i fiton zgjedhjet, ai do të mund të përdorë komptencat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund hetimeve të tjera federale ndaj tij. Trump do të bëhej gjithashtu presidenti i dytë në histori që fiton mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë, pas ish-Presidentit Grover Cleveland, e cili e realizoi këtë në fund të shekullit të 19-të.
Nëse fiton, Harris do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente, me ngjyrë dhe me origjinë aziatike në këtë post. Katër vjet më parë ajo hyri në histori, duke u bërë gruaja e parë amerikane në postin e nënpresidentes.