Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Sot në Tiranë zhvillohet Maratona

Shkruar nga Newsbomb

Sot në Tiranë zhvillohet Maratona

Ditën e sotme, datë 20 tetor, do të zhvillohet “Maratona e Tiranës 2024”. Në kuadër të këtij aktiviteti Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiëanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiëanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Në zbatim të planit të masave, nga Bashkia e Tiranës, në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit ndalohet:

– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;

– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;

– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese