Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Sot, ditëlindja e parë pa shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare

Shkruar nga Newsbomb
Sot, ditëlindja e parë pa shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare
Shkrimtari Ismail Kadare

Sot është ditëlindja e parë pa shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një arresti kardiak më 1 korrik të 2024.

Gjeniu i letërsisë u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai ishte një nga përsonalitetet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, figura më përfaqësuese e integritetit tonë europian.

Në karrierën e tij letrare prej më shumë se gjysmë shekulli, Kadare shkroi dhjetëra libra, koleksione poemash dhe tregime të shkurtra.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 50 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Përgjatë jetës së tij ai u vlerësua dhe nderua me dhjetëra çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese