Sot në Luksemburg do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku pritet të shënjojë një hap historik për vendin tonë, përsa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian.
Vendi ynë Shqipëria do të hapë negociatat me BE, për grup-kapitullin e parë. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë, dita e sotme shënon edhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.
Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po sot mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Dje (14 Tetor) u firmos edhe marrëveshja e 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor me BE për Procesin e Berlinit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.