
Shkolla e Aviacionit në Vlorë do të rihapet pas 18 vitesh dhe pritet të shndërrohet në një akademi rajonale që do të përgatisë pilotë ushtarakë e civilë dhe kontrollor ajrorë të huaj e shqiptarë. Një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare.
Ditën e djeshme, në qytetin bregdetar është firmosur marrëveshja mes kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve "KAYO", me kompaninë ndërkombëtare të teknologjisë ushtarake "Elbit Systems Ltd", e cila është me bazë në Izrael.
E themeluar në vitin 1966, Elbit Systems është ofruesi kryesor i pajisjeve tokësore të ushtrisë izraelite dhe mjeteve ajrore pa pilot, me fabrika në mbarë botën dhe u shet produktet e saj ushtarakëve të vendeve të ndryshme.
Sondazh