Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Shkodra e "gjunjëzuar" para krimit!

Shkruar nga Newsbomb

Shkodra e "gjunjëzuar" para krimit!

Orët e vona pas krimit që tronditi një qytet të tërë dhe zgjimi i heshtur i të enjtes, duket se i kishin paraprirë protestës së paralajmëruar në sheshin përpara Bashkisë së Shkodrës. Asnjë qytetar nuk shkoi atje, për të shprehur revoltën me revanshin që kanë marrë bandat.

Kryeqendra e veriut, qyteti djep i kulturës dhe traditës së lartë qytetare, është gjunjëzuar përpara krimit.

Qyteti i biçikletave, vlerave dhe humorit karakteristik është në zi. Shkodranët kanë zgjedhur të heshtin, të ulin kokën dhe të vazhdojnë jetën e tyre, askush nuk guxon të flasë, të ngrejë zërin për vrasje që bëhen në mes të qytetit dhe marrin jetë krejt të pafajshme.

Ngjarja e së mërkurës  ishte shumë e rëndë për nga organizimi dhe bilanci tragjik që la pas, me tre viktima e një të plagosur, por protesta e paralajmëruar për në orën 18:00 të pasdites së djeshme ishte përtej atij atentati, ishte për t'i thënë JO krimit.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese