Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me

Senati italian miratoi në seancë plenare marrëveshjen dypalëshe për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë kësaj seance të rëndësishme ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Marrëveshja u nënshkrua më 6 shkurt 2024 në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Ky akt vjen pas një procesi negociatash që ka zgjatur rreth 15 vite dhe synon të sigurojë të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali dhe të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet dhe përfitimet e tjera të sigurimeve shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, duke mundësuar bashkimin e periudhave kontributive në të dy vendet. Ky hap garanton që asnjë vit pune të mos humbasë dhe siguron të drejtat e plota të punëmarrësve që kanë kontribuar në skemat e sigurimeve shoqërore në të dy vendet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese