Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Samiti i Londrës, liderët e BE mblidhen në mbështetje të Ukrainës

Shkruar nga Newsbomb

Samiti i Londrës, liderët e BE mblidhen në mbështetje

Pas debatit verbal të Zelenskyt me Trump, ku ky i fundit e përzuri nga Shtëpia e Bardhë, Samiti i liderve të BE-së u mblodh me urgjencë në Londër në mbështetje të Ukrainës.

Samiti i Londrës për Ukrainën, u mbajt në  Lancaster House morën pjesë 15 liderë nga Europa.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, si dhe presidentin e Finlandës Alexander Stubb, presidenti i përkohshëm të Rumanisë Ilie Bolojan dhe presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, këta ishin disa nga liderët e pranishëm.

Edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nuk mungoi në këtë organizim, ndërsa i fundit që mbërriti ishte kryeminstri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Organizuesi i samitit, Keir Starmer ka shprehur mbështetjen ndaj të presidentit ukrainës, Volodymyr Zelensky duke i thënë se janë në krahun e tyre në këtë situatë të vështirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese