Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër-arresti për Yulia Navalnaya, e veja e liderit të ndjerë të opozitës Alexei Navalny.
Një gjykatë në Moskë e akuzoi atë si pjesë e një grupi "ekstremist". Ajo aktualisht jeton jashtë Rusisë, por do të përballet me arrestimin e menjëhershëm nëse do të kthehej.
Gjykata tha se kishte “miratuar kërkesën e hetuesve dhe vendosi masën parandaluese në formën e paraburgimit për dy muaj”. Navalnaya është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj të ndjerë, i cili konsiderohej figura kryesore e opozitës kundër presidentit Vladimir Putin.
Burri i saj u përball me një urdhër arresti të ngjashëm ndërsa po merrte trajtim për helmimin nga Novichok në Berlin. Kur u kthye në Rusi, ai u arrestua dhe u dënua për akuza për ekstremizëm me 19 vjet burg. Pasi u sëmur rëndë, Alexei Navalny ndërroi jetë në një burg në Arktik në shkurt të këtij viti.