Mjekët shqiptarë kanë arritur të shënojnë një tjetër rast suksesi. Për herë të parë në spitalet e vendit tonë është zhvilluar një ndërhyrje kirurgjikale në rezeksioni i trakesë
Operacioni është kryer në “ QSR Tiranë Shefqet Ndroqi”, tek një pacient 30-vjeçar, i cili ishte diagnostikuar me një stenozë të rëndë të traskesë dhe dhe fistul trakeo-ezofageale, si pasojë e intubimit të zgjatur.
Në këtë ndërhyrje tepër komplekse që realizohet vetëm në klinika shumë të specializuara nëpër botë, pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale.
Kjo histori suksesi është bërë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili i ka shprehur mirënjohje të thellë ekipit të mjekëve dhe infermierëve të cilët asistuan në këtë ndërhyrje, duke filluar nga profesori i nderuar Fatmir Caushi, te Dr. Shkencave Ilir Skenduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Fahri Kokiqi, Dr. Eljana Shima, Dr. Shkencave Ilir Peposhi dhe Inf, Manushaqe Osma, Inf. Valbona Bulku si dhe Inf. Mirjeta Almeta”.