Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

PD ka sot ditëlindjen, 34 vite nga krijimi i Partisë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
PD ka sot ditëlindjen, 34 vite nga krijimi i Partisë Demokratike
Selia blu/ Fotoarkiv

Si sot 34 vite më parë është themeluar Partia Demokratike e Shqipërisë. Më 11 Dhjetor 1990, përkon me takimin e zhvilluar mes një grupi studentësh, intelektualësh dhe pedagogësh me ish-Presidentin e fundit komunist Ramiz Alia, takim në të cilin ky i fundit pranoi pluralizmin.

Referuar dokumenteve, më 12 dhjetor u vendos që emri i partisë të ishte Partia Demokratike dhe krijimi i saj u shpall në Qytetin Studenti në një miting që u mbajt po këtë ditë në orën 16.00.

Në datat 14-15-16 dhjetor të 1990 u hartua dhe u përfundua statuti dhe më datën 17, kur edhe doli dekreti për lejimin e partive të tjera politike u dorëzuan dokumentet pranë Ministrisë së Drejtësisë ku si anëtarë themelues të PD-së figuronin 285 firmëtarë.

Legalizimi i Partisë Demokratike u bë 19 dhjetor një lajm që i gjeti themeluesit në Qytetin Studenti dhe që u festua me një miting në sheshin që sot mban emrin “Demokracia”.

Partia Demokratike e Shqiperisë u krijua më 12 dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj. Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike u zgjodh studenti Azem Hajdari. Me vonë kryetar i Partisë Demokratike u zgjodh mjeku kardiolog Sali Berisha. Ajo ishte partia e parë opozitare pas lejimit të pluralizmit politik në Shqipëri.

Në zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1991, Partia Demokratike nuk arriti të fitojë shumicën në parlament. Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 22 marsit të vitit 1992 Partia Demokratike fitoi shumicën absolute të vendeve në parlament.

Ajo qeverisi deri në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe qeveria e Partisë Demokratike kreu një sërë reformash për të liberalizuar vendin, për të ndërtuar ekonominë e tregut të lirë, për të siguruar sundimin e ligjit dhe për ta konsoliduar sistemin demokratik zgjedhor. Në hapjen e saj ndaj botës së jashtme, Shqipëria nënshkroi qindra marrëveshje bashkëpunimi me vendet e Europës dhe më gjerë. Në vitin 1993, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit për Paqe dhe më pas, në vitin 1995, u anëtarësua në Këshillin e Europës.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese