
Parlamenti Europian ka miratuar hapjen e një zyre në Shqipëri dhe Moldavi për të forcuar më tej angazhimin me Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të tensioneve të rritura gjeopolitike dhe të një momentumi të ri për zgjerimin e BE-së, zyra e re e Parlamentit në Shqipëri do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Evropian, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.
Parlamenti Evropian ka mbështetur vazhdimisht perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke njohur rëndësinë e tij strategjike për stabilitetin rajonal dhe për projektin më të gjerë evropian.
Krijimi i kësaj zyre tregon qartë strategjinë më të gjerë të BE-së për të thelluar angazhimin me vendet kandidate.
Nevoja për të forcuar partneritetet e BE-së në Ballkanin Perëndimor është bërë edhe më e qartë për shkak të sfidave aktuale gjeopolitike, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë.