Opozita mbajti dje aktin e dytë të mosbindjes civile, duke bllokuar nyjet kryesore të rrugëve të vendit për atë që e quan një përpjekje që nuk do të ndalet deri në "gjunjëzimin e regjimit të Edi Ramës".
Protesta nisi në orën 17.00 dhe u mbajt deri në orën 20.00. Për tre orë akset kryesore u bllokuan, duke shkaktuar trafik kaotik.
Protesta u zhvillua me bllokimin e disa akseve kryesore në kryeqytet, por edhe në rrethe, ndërsa pati edhe përplasje me opozitën.
Akset rrugore kombëtare ku po protestohet nga opozita dhe qarkullimi i mjeteve është bllokuar në segmentin Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”, rrethrrotullimi Milot, rrethrrotullimi Shkozet, rrethrrotullimi Bradashesh, rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe rrethrrotullimi Levan.