Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Ngrihet Këshilli Kombëtar i Ujit

Shkruar nga Newsbomb
Ngrihet Këshilli Kombëtar i Ujit
Edi Rama

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Këshillit Kombëtar të Ujit. Ai do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama si dhe nga 7 anëtarë, të cilët do të jenë ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ministri i Financave, Ervin Mete, ministri Blendi Gonxhe si dhe ministrja Albana Koçiu.

Sipas vendimit të këshillit të ministrave, në rast se kryeministri Rama nuk do të jetë prezent në mbjedhje, ajo do të drejtohet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ngritja e Këshillit Kombëtar të Ujit ka si synim planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese