Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i madh Eduart Çala

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i madh Eduart
Aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala

Ka nderruar jete ne moshen 75 vjeçare, një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala.

Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. 

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

 

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese