Hapësire reklamuese


Foto e Ditës

Lamtumirë Papa Françesku! Besimtarët katolikë në mbarë botën në zi për vdekjen e Atit të Shenjtë

Shkruar nga Newsbomb
Lamtumirë Papa Françesku! Besimtarët katolikë në
Vatikani publikon fotot e Papa Françeskut në arkivol të hapur

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut është një lajm i trishtë për gjithë besimtarët e krishterë kudo në botë.

Ati i Shenjtë dha frymën e fundit të hënën e Pashkëve, 21 prill, në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.

Papa la pas një trashëgimi shumë të pasur dhe reforma të reja, të cilat synonin ta bënin Kishën më gjithëpërfshirëse dhe pranë njerëzve. Ai ngriti kauza për komunitetin LGBT dhe qëndroi edhe para lidërve botërorë kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Shumë besimtarë nga mbarë bota kanë udhëtuar dhe janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të vajtuar për Papën. Shumë besimtarë u nisa nga vendi i tyre drejt Vatikanit duke mbajtur kryqe në kujtim të Papa Françeskut.

Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese