Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Kuqezinjtë marrin pikën e parë në EURO 2024, mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit

Shkruar nga Newsbomb
Kuqezinjtë marrin pikën e parë në EURO 2024, mbajnë
Momente nga festa e golave të Qazim Laçit dhe Klaus Gjasules

Kuqezinjtë barazuan në minutat e fundit të sfidës me Kroacinë dje, duke mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit në fazën e radhës. Ndeshja fantastike e dy skuadrave, që ka dhuruar plot emocione të bukura, u mbyll me rezultatin 2-2.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho kaloi i pari në avantazh me anë të Qazim Laçit, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të. Asani pasoi për mesfushorin, i cili me kokë mposhti Livakocic. Pjesa e parë do të ishte fantastike për kuqezinjtë, të cilët e mbyllën në avantazh.

Kryesimi i Kombëtares do të ishte deri në minutën e 73-të, ku Kramaric do të barazonte shifrat. Por pas 4 minutash një autogol i Gjasulës do t’u jepte avantazhin kroatëve.

Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në minutat e fundit për të gjetur golin e avantazhit. Do të ishte Gjasula që do të “çonte” sërish peshë shqiptarët. Mesfushori do të bënte rolin e sulmuesit dhe do të mposhte portierin kundërshtarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese