Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

KQZ teston pajisjet që do të përdoren për votimin dhe numërimin elektronik

Shkruar nga Newsbomb
KQZ teston pajisjet që do të përdoren për votimin dhe
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ditën e djeshme testoi pajisjet elektronike, të cilat do të përdoren për votimin dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet paralamentare të 11 majit. Ndërkohë që janë testuar pajisjet PEI, të cilat shërbejnë për identifikimin biometrik për zgjedhësit.

Siç është bërë me dije më herët, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do të votojnë përmes pajisjeve elektronike dhe jo me fletë votimi.

Sa i përket mënyrës se si do të funksionojë, votuesi pas kryerjes së identifikimit biometrik, me ndihmën e një operatori përgjegjës do të vendoset para pajisjes PEVN. Aty do t'i shfaqet fleta e votimit, ku do të kryejë të njëjtën procedurë si në fletën fizike. 

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese