
Çmimi Nobel për Fizikë në 2024 i është dhënë profesorëve John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për punën e tyre në rrjetet nervore artificiale dhe algoritmet themelore që lejojnë pajisjet elektronike (si kompjuterat) të mësojnë, të cilat janë kyçe për modelet e mëdha të gjuhëve të sotme si ChatGPT.
"Laureatët e këtij viti për Çmimin Nobel në Fizikë, John Hopfield dhe Geoffrey Hinton përdorën koncepte themelore nga fizika statistikore për të hartuar rrjete nervore artificiale që funksionojnë si memorie shoqëruese dhe për të gjetur modele në grupe të mëdha të dhënash.
Këto rrjete nervore artificiale janë përdorur për të avancuar kërkimin nëpër tema të fizikës aq të ndryshme si fizika e grimcave, shkenca materiale dhe astrofizika janë bërë gjithashtu pjesë e jetës sonë të përditshme, për shembull, në njohjen e fytyrës dhe përkthimin e gjuhës", u shpreh Ellen Moons, kryetarja e Komitetit Nobel për Fizikë.
Çmimi i dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm, veç të tjerash përfshin dhënien e 11 milionë korona suedeze (rreth 810,000 £). Komiteti i Nobelit tha se çmimi u dha "për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e pajisjeve elektronike me rrjete nervore artificiale".