Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Ilir Meta mbetet në burg

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta mbetet në burg
Ilustrim: Ilir Meta ne sallen e gjyqit ne GJKKO

Gjyqtari i posaçëm Erion Çela ka lënë në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK, për Ilir Metën, ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, ish-drejtorin e AKEP zotin Piro Xhixho dhe shtetasen E.Ç.

Seanca gjyqësore me përfaqësues të akuzës prokurorët Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja ka nisur prej orës 09:30 të mëngjesit, por është ndërprerë për tre orë, për shkak se të akuzuarit kanë kërkuar që të njihen me dosjen. Në orën 13:30, seanca ka rinisur duke përfunduar më tej në orën 17:00. 

Çela vendosi lënien në fuqi të masës "arrest me burg" për Ilir Metën, "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin, "detyrim paraqitje" për Piro Xhixhon dhe "detyrim paraqitje" për shtetasen E.Ç.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese