Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Gjykata e Apelit vulos fatin e Fredi Belerit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Apelit vulos fatin e Fredi Belerit
Ne foto: Kryebashkiaku i zgjedhur i Himares, Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vulosur fatin për kryebashkiakun e zgjedhur të Hiamrës dhe tanimë së fundmi dhe eurodeputetin, Fredi Beleri.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi masën e sigurisë 2 vite burg për Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokalte të vitit të kaluar.

Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e eurodeputetit grek, Pandeli Kokaveshin, u vendos masa me shërbim prove.

Vendimi këtë të martë, 24 qershor, u shpall nga tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi. Ndërkaq, u rrëzua kërkesa e avokatëve të Belerit për perjashtimin e Daniela Shirkës. 

Njëjtë si dhe në seancat e kaluara, edhe ditën e sotme, interesi nga pala greke ka qenë i lartë. Për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore ka qenë ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostantina Kamitsi, e cila tha për mediat se kjo çështje ngre pikëpyetje të mëdha, në lidhje me hetimet, paraburgimin e zgjatur të Belerit.

Ajo ka kërkuar që Beleri të jetë i lirë për të marrë pjesë në punimet e parlamentit Europian, ku ai është zgjedhur eurodeputet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese