Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Festivali i Letërsisë Evropiane 3 ditë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Festivali i Letërsisë Evropiane 3 ditë në Tiranë

FELT, Festivali treditor i Letërsisë Evropiane në Tiranë, organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, do të zhvillohet në datat 12-14 dhjetor 2024. Autorë të shquar evropianë nga Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Irlanda dhe Polonia, si dhe vepra letrare për fëmijë nga Holanda, do të takojnë lexuesit shqiptarë dhe do të vizitojnë nxënësit e shkollave të mesme.

FELT kremton letërsinë evropiane duke promovuar në Shqipëri autorë bashkëkohorë dhe vepra letrare nga gjithë Evropa, përkthyer dhe botuar edhe në shqip. Festivali organizohet nga Delegacioni i BE-së, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, si dhe me ambasadat e Greqisë, Francës, Kroacisë, Holandës, Polonisë dhe Ambasadën e Irlandës në Athinë.

FELT do të zhvillohet në tre mjedise: Shtëpia e Evropës, Biblioteka Kombëtare (Qendra “Sotir Kolea”) dhe Qendra e Artit “Agimi”. Festivali do të ofrojë një platformë për të nxitur dialogun, për t’u zhytur në peizazhe të ndryshme letrare dhe për të zhvilluar një kuptim më të mirë të botës së sotme përmes letërsisë në një seri bisedash që pasqyrojnë diversitetin e letërsisë dhe gjuhëve evropiane.

 

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese

op
ed