Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Efektivi i “Shqiponjave” përcillet sot për në banesën e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Efektivi i “Shqiponjave” përcillet sot për në
 

Efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, i cili u vra më 13 maj në fshatin Baltëz nga një 23-vjeçar do të përcillet sot për në banesën e fundit.

28-vjeçari do të përcillet në banesën e fundit në orën 11:00, ndërkohë pas ceremonisë mortore, në teatrin e Bylisit do të mbahen homazhe për nder të tij.

Ndërkohë bëjmë me dije se forcat RENEA dhe “Shqiponjat” po vijojnë kontrollet pa ndërprerë për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mernica. Pavarësisht kontrolleve të shumta që prej ditës së djeshme, deri në këto momente arrestimi i të riut nuk është bërë i mundur.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se një person i ngjashëm me 23-vjeçarin ishte parë në Gjirokastër, dhe policia nisi menjëherë aksionin, pasi dyshohet se autori mund të tentojë që të largohet nga Shqipëria.

Kujtojmë që Novruz Cenalia u qëllua nga Azgan Mercini 23 vjeç, teksa mbante të veshur uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte turnin.

Më herët u tha se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, por më pas kjo pistë u hodh poshtë duke thënë se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit.

Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin, Azgan Mernica 23 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes. Një operacion i gjerë është shtrirë në të gjithë fshatrat pranë Baltëzës, në hyrje/daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera fqinje.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e Azgan Mernicës. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, pasi Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese