Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Ditëlindja e 80-të e Ibrahim Rugovës

Shkruar nga Newsbomb
Ditëlindja e 80-të e Ibrahim Rugovës
Presidenti Ibrahim Rugova

Kosova dhe gjithë kombi shqiptar kujton sot një ditë të veçantë, lindjen e Presidentit legjendar Ibrahim Rugova. Ai shërbeu si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe sërish nga viti 2002 deri në vdekjen e tij në vitin 2006.

Ibrahim Rugova ishte një ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti dhe filloi një fushatë paqësore kundër Serbisë.

U zgjodh që në fillim kryetar i saj që nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri më 21 janar 2006 kur edhe ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare. Doktor Rugova udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimit serbo–jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese