Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Dita e lindjes së Naimit

Shkruar nga Newsbomb

Dita e lindjes së Naimit

Naim Frashëri lindi më 25 Maj 1846 në fshatin Frashër dhe është një ndër poetët më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare. Ai ka qenë përkthyesi i parë i pjesëve të Kur'anit në gjuhë shqipe, veprimtar i shquar i arsimit kombëtar dhe një nga ikonat kulturore shqiptare më ndikuese të shekullit të 19.

I gjendur me pozita të larta në administratën osmane deri kur vdiq, mes të tjerash ndihmoi në nxjerrjen e lejes për Mësonjëtoren e Korçës si dhe të Gramatikës së Kristoforidhit.

Kontributi i Naim Frashërit numëron 22 vepra të shtrira në 4 gjuhë, duke filluar me turqishten, persishten, greqishten dhe shqipen; si gramatika gjuhe, tekste divulgative shkencore, arsimore, përkthime dhe krijime origjinale.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese