Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Dhunohet me leva avokati Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Newsbomb
Dhunohet me leva avokati Sokol Mëngjesi
 

Avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar barbarisht mëngjesin e ditës së djeshme para ambienteve të kopshtit në zonën e ish-Bllokut.

Avokati Mëngjesi po qëndronte para hyrjes së kopshtit pasi kishte lënë djalin e tij të vogël. Në atë moment ai është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë.

 Si pasojë e plagëve të marra gjendja shëndetësore e avokatit është e rëndë prandaj dhe është futur në intubim ku po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen.

Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, doli në një konferencë për mediat pasditen e sotme ku dhe njoftoi se ishin identifikuar 4 autorët e përfshirë në sulmin ndaj avokatit, organizatorin si dhe motivin e sulmit.

Sipas Policisë autorët janë Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese