Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli "Qytetar Nderi" i Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli "Qytetar Nderi" i Durrësit
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) nga Bashkia e Durrësit.

Ditën e djeshme, në ambientet e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin bregdetar, u organizua ceremonia e dhënies së titullit për Mirushin Kabashin. Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, më 5 dhjetor të 2023.

Kabashi është cilësuar edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi është vlerësuar gjatë jetës me tituj, si “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese