Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

25 vjet nga çlirimi i Kosovës

Shkruar nga Newsbomb

25 vjet nga çlirimi i Kosovës

Sot shënohet 25 vjetori i çlirimit të Kosovës. 25 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

Kapitullimi i ish-Republikës së Jugosllavisë u bë më nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Para së të nënshkruhej dhe miratohet Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, mijëra trupa të vendeve të NATO-s, ishin vendosur në dy shtete në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Trupat e para që u futen në Kosovë ishin trupat e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë të cilët erdhën së pari në Kaçanik dhe vazhduan përshkimin e rrugës magjistrale deri në Prishtinë. Grupi i Betejës i Gardës Irlandeze të Mbretërisë ishin ushtarët e parë që rrugëtuan nga Kaçaniku në kryeqytet.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese