Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

1 Maji i Punëtorëve

Shkruar nga Newsbomb

1 Maji i Punëtorëve

Sot është 1 Maji ose ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga kryengritjet e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.

Kjo ditë, u referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara. Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855, me këtë përmbajtje: “8 orë punë, 8 orë dëfrim dhe 8 orë gjumë”.

Ndonëse sot është transformuar si festa e punëtorëve kjo ditë lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet me 1 maj 1867. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin - ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese