Tirana
heavy intensity rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Foto e Ditës/ Situatë e pazakontë në një lokal të Tiranës

Lajme të ngjashëm

Ilir Cumani sjell disa foto emocionuese që nuk të ndodh shpesh t’i shohësh në ambientet e kryeqytetit ndërsa përcjell edhe një mesazh të fortë.

“Këtë fundjavë, rastësisht u bëra dëshmitar i një situate të pazakontë në një bar-kafe të kryeqytetit. Përjetova një gjendje emocionale që rrallë e ndesh në këto mjedise kreative të mbipopulluara më së shumit me të rijnë e të reja student. Dy të moshuara krejt të lirshme zunë në vend të atij bari duke sfiduar dhe shpërfillur mjedisin nga vështrimet kureshtare që “vjedhurazi” rrëmbenin me shikimet ato çaste që ofronin në intimitet të moshuarat kur mes bisedës konsumonin për qejf kafenë në filxhanin e tyre… Portretet e tyre fisnike më sillnin ndërmend anetë e Gjirokastrës, ijet e Tiranës, loket e Shkodrës… Të mirat dhe të urtat gjyshe që mbajnë në shpirtin e tyre pjesën më të mirë të kësaj bote… T’i dua, dhe t’i vlerësojmë sa i kemi mes nesh, për t’u bërë dhe qenë më të mirë edhe atëherë kur ato largohen nga kjo botë”, shkruan Cumani.


Më shumë