Për rubrikën ‘Foto e Ditës’ është përzgjedhur makina që ka tmerruar ditët e kaluara italianët, e cila është gjendur e shkrumbuar nga flakët në Trevizo, ndërsa tre personat që kërkohen nga policia, janë ende në arrati. Banorët e zonës kanë parë një makinë që kishte marrë flakë dhe lajmëruan zjarrëfikësen, ndërsa më pas në vendngjarje mbërriti dhe policia italiane. Nga ana e tyre policët konstatuan se bëhet fjalë për Audin e verdhë, që lëvizte me shpejtësi të frikshme natën mes Padovas dhe Venecias, duke shkaktuar frikë tek drejtuesit e mjeteve që qarkullonin natën.