Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Foto e Ditës

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur seanca plenare e parë pas pushimeve të verës në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare u paraqitën të gjithë me maska mbrojtëse, ndërkohë që kishte edhe ndonjë që nuk e ka vendosur, ndërsa qëndruan në këmbë kur u këndua Himni Kombëtar.

Fjalën e hapjes e mbajti kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se sesionin e kaluar u morën disa vendime të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Sesionin që lamë pas morëm disa vendime shumë të rëndësishme, së bashku edhe me partitë e tjera jashtë Kuvendit. Përshëndes marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, që i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjelltë.

Në 25 mars Këshilli Europian vendosi çeljen e negociatave për Shqipërinë, e cila ishte një sukses i merituar”, tha ndër të tjera Ruçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu