Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Foto e Ditës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

823deaf2b0ddc204d05a045abf39ff36

Arti në zi. Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi

Mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 84 vjeçare.

Lajmin e bën të ditur Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, që i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të të ndjerit.

Zekthi vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen.

Besim Zekthi u nderua nga Presidenti Meta me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

“LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT”

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi”, shkruhet në njoftimin e TKOB.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img