Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Foto e Ditës

spot_img

Lajme të ngjashëm

e574f64e0a4e36e86311e183ae2b674c

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm.

Mësohet se festivali internacional i letërsisë “PRO-ZA Ballkan” i ka akorduar ditën e enjte Kadaresë çmimin për kontributin autorial në zhvillimin e letërsisë së Ballkanit.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, festivali nuk është zhvilluar, po çmimi i është dorguar Kadaresë në në shtëpinë e tij në Paris.

Shkrimtari përmes një letre, ka shprehur falënderim për mirënjohjen e marrë, edhe pikëllim për pamundësinë për ta pranuar çmimin personalisht, raporton Newsbomb.al.

Ai ka dhënë edhe një mesazh për lexuesit, duke theksuar se duhet të shfrytëzojnë mundësinë të zhyten në letërsi në këto momente të pakëndshme.

“Kuptohet se më paraqet rëndësi të madhe që çmimi ‘Prozart’ e madhështon letërsinë e Ballkanit dhe jam i nderuar që bëj pjesë në shoqërinë e laureatëve të deritanishëm të kësaj mirënjohjeje. Lexuesit e veprave të mia, ndoshta fillimisht më kanë konsideruar shkrimtar shqiptar dhe kjo është mjaft e arsyeshme. Ata ndoshta më konsiderojnë edhe autor i cili hulumton ngjarje të caktuara të historisë të cilat nuk janë të rëndësishme vetëm për rajonin ballkanik, si Shekspirin, tragjedinë greke, Luftën e Dytë Botërore, aferën Pasternak. Mund të shtoj se letërsia e Ballkanit është letërsi globale sepse aq shumë autorë ballkanikë, duke më përfshirë edhe mua, lexohen me përkthim. Aq më tepër, çështjet tona rajonale janë çështje globale, ku për shembull, përfundon Evropa? Nuk bëhet fjalë për çështje, në të cilën letërsia e Ballkanit apo cila do tjetër, mund të përgjigjet me definicion, por është çështje në të cilën letërsia dhe historia u treguan fascinante. Shpresoj se lexuesit do ta shfrytëzojnë mundësinë të zhyten në letërsi në këto momente të pakëndshme”, ka shkruar mes tjerash, në letrën e tij, Kadare.

Më shumë

spot_img