Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
20 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

FOTO E DITËS

spot_img

Lajme të ngjashëm

48b5ab2ea10f2d57c81e917fad25b9e6

Të premten e kaluar shqiptarët mësuan historinë e dhimbshme të Joridës 12-vjeçare në Ballsh. Vajza mes dhimbjeve rrëfeu sesi skolioza dhe deformimi i legenit ia kishin bërë jetën ferr të përditshëm. Prindërit thanë në emision se operacionet kushtojnë 26.500 €.

Jorida ka nevojë për një trajtim të gjatë që nga operacioni i pare (legeni është i dëmtuar) deri tek i dyti ( skolioza në shtyllën kurrizore) Është një rast shumë i vështire. Lotët e Joridës janë therëse, janë britma të një fëmije të pafajshme. Ajo tregoi vetë historinë e saj ku tha se trupi i dhemb por nuk i tregon prindërve sa, pasi nuk do t’i shqetësojë.

Në klasë, mësuesi nga Ferizaj Nuhi Bega i dorëzoi Joridës një letër të cilën ajo e lexoi “Shqiptarët panë një vajzë të mrekullueshme, ti je me fat se rrethohesh nga njerëz që të duan, çdo shkronjë që ti lexon e kanë shkruar shqiptarët kudo në botë, zërin tënd që dridhej dhe lotët në faqe shqiptarët i panë dhe vendosën që të marrin përsipër kostot e operacioneve” lexoi në letër vajza.

Te prindërit e Joridës, Xhelal Bega, i cili është djali i mësuesit që vizitoi Joridën në klasë, u dha lajmin se paratë e operacionit janë mbledhur! “Po ma freskon shpirtin kjo!”, tha Xhelali, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës. Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet. Elvisi në fakt u tha prindërve se është caktuar dhe data e operacionit të Joridës.

Më shumë

spot_img