Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Foto e ditës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy raste të abuzimit seksual me vajza të mitura kanë tronditur Shqipërinë, njëri rast i shënuar në Drenas të Kosovës dhe rasti tjetër në Kavajë.

Në Kosovë bëri bujë rasti i 16-vjeçares, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar profesorin e saj që kishte abuzuar me të.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje tronditëse e gjithë Kosova është ngritur në protestë me pankarta në duar për t’i thënë jo përdhunimit.

Ky është një shembull që na japin shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që në Kavajë një vajzë e mitur u përdhunua dhe u kërcënua nga 7 djem që prej muajit tetor dhe qytetarët sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ndryshimi vihet re edhe në instancat shtetërore, të cilat në Kosovë kanë reaguar menjëherë sapo u informuan për këtë skandal.

Ndërkohë që në Shqipëri politikanët mundohen që t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit, akuzojnë herë opozitën, herë mazhorancën dhe herë median, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka falenderuar autoritetet dhe të gjithë ata që janë ngritur kundër këtij skandali.

Gjithashtu një heshtje e pafalshme në Shqipëri është edhe ajo e shoqatave për mbrojtjen e femrave dhe kundër dhunës, të cilat në këto raste duhet të japin mesazhe të forta sensibilizuese.

Më shumë

spot_img