Ambulanca ndalon në plazh për të përmbushur dëshirën e fundit të një të moshuari.
“Do të doja të shihja detin për herë të fundit”.
Kjo ishte dëshira e shprehur nga një burrë 80-vjeçar, të cilin po e transferonin nga Toskana në Kanaveze për arsye shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në Marina di Carrara.
I moshuari ndjeu nevojën për të ndaluar dhe admiruar peizazhin, duke e ditur se ndoshta ato vende nuk do t’i shihte kurrë më.
Pasi u konsultua me familjen, ekipi ia plotësoi dëshirën duke ndaluar ambulancën në një vend ku mund të shihej deti. Operatorët, i lejuan të moshuarit të admironte detin, për herën e parë dhe të fundit.