Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 10:02 29-11-2020 Foto e Ditës

29 Nëntori shënon 76-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë nisi një kryengritje të armatosur kundër pushtimit të vendit.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 28 Nëntor, Dita e Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë
»
Article Logic
Execution time: 0.012878179550171
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-229503" }