Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO: Sekuestrohet 500 kg kanabis, arrestohen 7 persona nga forcat RENEA në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb

Policia në një komunikim për mediat ka njoftuar se një operacion anti-drogë i zhvilluar gjatë natës nga policia e Vlorës si dhe nga forcat RENEA ka çuar në sekuestrimin e 500 kg kanabis si dhe janë arrestuar 10 persona.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës, ku policia në lagjen “11 Janari”  ka ndaluar një furgon të mbushur me kanabis, që drejtohej nga Nertin Gjoni. Droga ishte gati për trafikim përmes rrugës detare në Turqi. Gjatë operacionit janë arrestuar 7 persona, ndërsa kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA.

“Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë” – ka deklaruar policia.

Kliko këtu për të parë videon

Polica e Shtetit dhe forcat Special “RENEA”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:

Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;

Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë,  gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare.

Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2  vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë.

Operacioni ka vijuar  me kontrollin e  magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj.

Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Foto: Droga e sekuestruar ne Vlore Foto: Droga e sekuestruar ne Vlore

Njoftimi i plotë i policisë:

Jam sot ketu, për t’ju përcjellë rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “RESET”, i cili është zhvilluar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli”.

Ky operacioni është rezultat i një procedimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, që është iniciuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorise Vendore Policise Vlorë.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe veprimtarive kriminale, në vijim të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë referuan pranë organit procedues, ku nisi procedimi nr.1348/2023, i cili u ndoq për disa muaj, me metoda speciale hetimi.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë.Bazuar në këto informacione u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit, strukturat hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të Repartit Special “RENEA”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:

Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;

Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare.

Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të forcave pjesëmarrëse në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj.

Gjithashtu, në vijim të operacionit janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi , për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.

Operacioni është në vijim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni policor “RESET”, një shembull i bashkëpunimit korrekt, ligjor dhe profesional mes Policisë së Vlorës dhe Prokurorisë. Gjej rastin për të falënderuar Prokurorinë e Vlorës dhe të gjithë punonjësit e Policisë të DVP Vlorë, të Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH-së dhe të Repartit Special “RENEA”, të cilët kontribuan për këtë operacion, në mënyrë të veçantë Komandën e Guardia di Finanza-s në Vlorë, për asistencën gjatë këtij operacioni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese