Hapësire reklamuese

Bota

FOTO / Dënohen katër shqiptarë në Britani, policia zbuloi “shtëpinë e barit” nga “selfiet” me tufa parash dhe bimë kanabisi

Shkruar nga Newsbomb

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe gjatë një aksioni anti-kanabis në Neath.

Një ekip policor nisi aksionin në 18 tetor në Payne Street pranë zonës Melin të Neath, kur trokitën në derën e banesës, e cila u hap nga shqiptari Elton Musta. Pasi i treguan se përse kishin shkuar, ata hynë brenda banesës ku kryen edhe tre arrestime. Një person arriti të largohej nga dritarja e katit të dytë, i identifikuar si Ledian Xhafa, por policët arritën ta prangosin në fund të rrugës.

Në shtëpinë e tyre policia nuk gjeti kanabis, por sekuestruan pasaportat si dhe telefonat e tyre të mbushura me selfie ku shqiptarët reklamonin paratë si dhe bimët me kanabis. Përballë shtëpisë u gjet edhe një makinë që përdorej nga shqiptarët, e mbushur me pajisje dhe pleh kimik për kultivimin e kanabisit.

Gjithashtu u gjetën mesazhe telefonike që implikonin shqiptarët në kultivimin e drogës.

Policia vendosi të qëndrojë brenda ambienteve të shtëpisë, teksa dy shqiptarët u transferuan në paraburgim. Nuk kaloi shumë kohë dhe në shtëpi hynë dhe dy shqiptarë të tjerë Renato Shyti dhe Lorenc Cobo. Edhe këta u arrestuan me të njëjtat akuza.

Duke përfituar nga pranimi i fajësisë, shqiptarëve iu ul një e katërta e dënimit dhe u dënuan secili me nga 36 javë burg. Ata do të kryejnë deri në gjysmën e këtyre dënimeve në paraburgim dhe më pas mund të lirohen me kusht.

Elton Nusta Elton Nusta Lorenc Cobo Lorenc Cobo Ledian Xhafa Ledian Xhafa Renato Shyti Renato Shyti

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese