Hapësire reklamuese

Rajoni

FOTO/ Civilët futen në shkollë dhe kontrollojnë nxënësit, kapin dy pistoleta, thika dhe hashash

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Ferizajt ka zhvilluar një aksion në disa shkolla të qytetit, pas informacione se nxënës dhe persona të tjerë lëvizin me sende të ndaluara. Përmes efektivëve civilë, është bërë një kontroll i befasishëm dhe janë kapur pistoleta, thika dhe drogë.

Pas disa kontrolleve të zhvilluara nga policë me rroba civile, janë ndaluar disa persona të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre, te tre persona është gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve, tek dy persona të dyshuar janë gjetur dy armë (psitoleta), ndërsa te disa të tjerë janë gjetur thika.

Ky aksion pritet të vazhdojë në nivel vendi, pasi këto dukuri raportohen të jenë shumë të shpeshta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.