Sot u mbajt seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm deputetët u ulën në karriget e tyre për të mbajtur sesionin e radhës. Mirëpo, para se ato të futeshin nuk kishin si të mungonin dhe disa foto të shkrepura nga fotografët jashtë Kuvendit.
Të kruara thuajse në çdo detaj, deputetet janë parë në oborrin e Kuvendit mjaft në formë. Si gjithmonë vëmendjen e tërhoqi edhe veshja e tyre. Mjafon t’i shohim dhe vëmë re ngjyrat e ndezura pranverore.
Nga fotot e siguruara nga fotografët shohim se deputetet janë shfaqur kryesisht me kostume të lehta, ngjyra të hapura.