Selia e Partisë Demokratike po i nënshtrohet një rikonstruksioni. Në zyrat e brendshme kanë filluar punimet, duke “fshirë” pothuasje çdo gjurmë të Lulzim Bashës dhe vartësve të tij.
Pas heqjes së dyerve të blinduara që u vendosën nga Basha në dhjetor të 2021 për të ndaluar hyrjen e mbështetësve të ish-Kryeministrit Sali Berisha, tashmë godina është marrë në zotërim nga Komisioni i Rithemelimit, pasi Gjykata e Tiranës njohu kuvendin e miratuar të 11 dhjetorit.
Si shkak i blindimit të dyerve, muret nga brenda të selisë janë veshur me myk, pasi nuk mund të ajroseshin. Fotot e mëposhtme tregojnë punimet që kanë nisur në zyrat e selisë së PD.





