Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

FOTO/ Burri shqiptar u arrestua për trafik droge, policja britanike bënte jetë luksi: E dija se ishte kuzhinier i futbollistëve, merrte 4 mijë paund në javë

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Burri shqiptar u arrestua për trafik droge, policja britanike

Një police në Britaninë e Madhe është shkarkuar nga detyra, pas pretendimeve se ajo nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të bashkëshortit të saj shqiptar. Sipas medieve britanik, Rasvinder Agalliu bënte një jetë luksoze, duke u shfaqur me makina dhe rroba të shtrenjta.

Gruaja, e cila është edhe modele, dori para prokurorisë në lidhje me këtë çështje, por ndaj saj nuk kishte mjaftueshëm prova dhe akuzat e ngritura ranë.  47-vjeçarja është martuar me Julian Agalliun. Ata jetonin së bashku në një pronë me qira, ku paguanin pesë mijë paund në muaj. Përveç kësaj, ish-polices i pëlqente jeta e luksit. Ajo përdorte një Audi 70 000 Paund dhe veshje si, Louis Vuitton etj.

[gallery ids="653420,653421,653422,653423,653425,653426"]

Por gjithçka doli në dritë pas arrestimit të Julianit për trafik droge. Britanikja ka dëshmuar se jetesën e siguronin falë punës së bashkëshortit, duke thënë se ai ishte kuzhinier privat i futbollistëve dhe merrte një rrogë nga 1 mijë deri në 4 mijë paund në Javë.  Autoritetet thanë se Rasvinder duhej të ishte bërë dyshuese ndaj burrit të saj, kjo për shkak pasi ishte edhe police.

Deklaratat e saj binin ndesh dhe gjithçka lidhej me jetën luksoze të çiftit. Në shtëpinë e tyre më 25 Qershor 2020 u gjetën lëndë narkotike të Klasit A, pajisje për prerjen e drogës, sasi të mëdha parash dhe një radio policore. Gjithashtu gjatë kontrollit u zbuluan një palë pranga, pajisje uniformash.  Julian Agalliu pritet të dënohet më 9 Shkurt në Britani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese