Komisioni i Rithemelimit ka nisur pak më parë mbledhjen në selinë e PD. Në këtë mbledhje është i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili siç shihet edhe nga fotot, është ulur në krye të tavolinës, duke zënë kështu karrigen e Bashës.

Ndërsa në krah të tij qëndrojnë politikanët opozitarë si: Edmond Spaho, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Oerd Bylykbashi.

Kjo është hera e dytë për Komisionin e Rithemelimit që mblidhet brenda ditës, ku më parë ishte dhe ish-kryeministri Berisha, i cili u takua me kryetarin e Komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin.