Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak çaste më parë në selinë blu, ku është pritur nga simpatizantë të shumtë që pritet t’i bashkohen protestës.
Qytetarë kanë nisur të grumbullohen ndërkohë edhe para kryeministrisë, ku do të mbahet protesta.
Pjesa e demokratëve me Berishën pritet të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Berisha është pritur me ovacione, thirrje “O Sali, o hero; gjithë Shqipëria ty të do”.


