Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

FOTO/ Berisha dhe ish-presidenti kroat pozojnë duke bërë shqiponjën nga zyra e ish-kryeministrit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar këtë të mërkurë me  ish-Presidentin e Kroacisë, Stejpan Mesić.

Kreu i PD thotë se gjatë këtij takimi diskutuan për ndryshimin dhe të ardhmen e vendit, si dhe zhvillimet në rajon.

“Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stejpan Mesić.

Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.

Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.

Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.

Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.

Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.

Takimi ishte i hapur”, shkruan Berisha.

Më shumë


spot_img








spot_img