Hapësire reklamuese

Politikë

FOTO/ Berisha “bën paqe” me deputetin e PS, 7 vite më parë e akuzoi se mbillte parcela me kanabis

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali  Berisha është parë duke u takuar ditën e djeshme, jashtë parlamentit me deputetin socialist Paulin Sterkaj, ku mesa duket kanë lënë pas akuzat e vjetra.  

Kujtojmë se shtatë vite më parë, në  2015, Berisha do të akuzonte në Parlament Paulin Sterkajn se po mbillte ara me kanabis dhe se kishte goditur kryetarin e PD-së në Malësi të Madhe.

“Qytetarët e Malësisë së Madhe kanë denoncuar arat e tua me kanabis. Paulin, ke goditur 5 herë me qytë pistolete në kokë kryetarin e PD Malsi e Madhe, Pjerin Spatharin”, shprehej asokohe Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.